Aktorja ndau një foto nga trajtimi që po bën dhe la ndjekësit shumë të shqetësuar

Aktorja ndau një foto nga trajtimi që po bën dhe la ndjekësit shumë të shqetësuar

Aktorja, Eva Mendes, 46 vjeçare nënë e dy fëmijëve, konsiderohet si një nga gratë më të bukura të Hollywood-it.

Por ajo së fundmi zbuloi se një pjesë e kësaj bukurie i atribuohet edhe trajtimeve që po merr, si kjo e fundit që publikoi në rrjetet e saj sociale.

Në fotografinë që ajo ndau, shihet Eva Mendes e shtrirë në krevatin e estetistit gjatë një trajtimi në qafë, me një seri gjilpërash të vendosura poshtë nën nofullën e saj, shkruan Hollywood Life, transmeton Insajderi. Është ky në tretman i quajtur “mono-filetim”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Mendes (@evamendes)

Doktoresha e Evës, Mariana Vergara Hofstetter shpjegoi se “fijet mono aktivizojnë sintezën e kolagjenit e cila prodhon një efekt gradual të trashjes së lëkurës, shtrëngimit të saj dhe përtëritjes”.

Ishin gjilpërat e futura thellë në lëkurë ato që shqetësuan ndjekësit e aktores. Kur një ndjekës e pyeti nëse procedura është e dhimbshme, Eva u përgjigj, “Çuditërisht jo aspak! Dhe pragu im për tolerancën e dhimbjes është i ulët! Duket më invazive se sa është”.

Eva Mendes

“Po ndjej dhimbje vetëm duke parë këtë fotografi”, shkroi një ndjekës. Një tjetër uroi që aktorja të jetë mirë, “Oh jo. Kjo duket çmenduri. Shpresoj që të jesh mirë… jam e shqetësuar”.

Ndër komente të shumta të ndjekësve të tronditur, ishin edhe shumë hokatarë që krahasonin imazhin e aktores me antagonistin Kokëgjilpëra nga filmi “Hellraiser”. /Insajderi.com

Pinhead from 'Hellraiser'