Për Tom Cruise, 33-shi është një numër i pafat kur bëhet fjalë për dashurinë.
Të tre martesat fatkeqe të Tom Cruise kanë marrë fund kur gratë e tij ishin 33 vjeçare, i cili ndodh të jetë një numër signifikant për Kishën e Shkencave, të cilën frekuenton aktori, shkruan Ny Daily News, transmeton Insajderi.
Organizata origjinale e anëtarësimit për grupin fetar, “Shoqata Hubbard e Shkencëtarëve”, u themelua në Phoenix, Arizona, e cila shtrihet në paralelen e 33-të, raporton Perez Hilton.
Numri është gjithashtu i njohur si “Mësuesi Master”, i cili përfaqëson altruizmin dhe ngritjen e energjisë pozitive të njerëzimit në numerologji, sipas Seven Life Rath.
Cruise, i cili u bashkua me grupin fetar në vitet 1980, u martua me aktoren Mimi Rogers kur ajo ishte 31 vjeçare në maj të vitit 1987. Cifti u ndanë vetëm dy vjet më vonë.
Aktori më pas u martua me Nicole Kidman kur ishte 23 vjeçare në vitin 1990. Cruise bëri kërkesë për divorc në vitin 2001 vetëm dy muaj pasi çifti festuan 10 vjetorin e tyre.
Bashkëshortja e tij e tretë ishte Katie Holmes në vitin 2012 njoftoi se kërkoi divorc nga aktori për shkak të “ndryshimeve të papajtueshme”. Çifti janë martuar për pesë vjet.
Të gjithë gratë ishin në moshën 33-vjeçare kur u ndanë nga aktori. /Insajderi.com