Që nga bërja publike e lidhjes me futbollistin afrikan, Adriana Matoshi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, njofton Insajderi.
Së fundmi Adriana Matoshi bëri edhe postimin e parë në llogarinë e saj në Instagram me Keith Groeneveld.
Fotoja që ajo ndau në rrjetin social, është shkrepur gjatë pushimeve verore e të dy duken shumë të lumtur.
View this post on Instagram
Para dy javësh, çifti udhëtuan drejt Valbonës, ku i mirëpriti aktorja Arjola Demiri.
“Kaluam shumë bukur bashkë në Valbonë”, shkruan Keith në një postim në Instagram teksa falënderon Arjolën për mirëpritjen. “Shpresojmë ta vizitojmë së shpejti sërish”.
Po atë ditë, Keith i dedikoi një shkrim të dashurës së tij në Instagram, që është edhe postimi i tij i parë me aktoren.
“Drita ime e diellit”, nis shkrimin futbollistit duke vazhduar, “Ti je ajo që bën të buzëqesh. Ti je ajo që shtyn të jem një version edhe më i mirë i vetes time. Ti je ajo që beson më së shumti në mua. Ti je ajo që dua. Je e mrekullueshme, një person kaq i mirë me një zemër të madhe. Vërtet një bekim nga Zoti”, duke përfunduar me fjalë shqipe, “Të dua shumë”. /Insajderi.com
View this post on Instagram