Të gjithë njohim Elita Rudin si prezantuese, dhe për një kohë ajo kishte edhe emisionin e saj para se të shkëputej me ardhjen në jetë të vogëlushit të saj, Zëri, njofton Insajderi.
Debutimi i saj në skenë si prezantuese, ishte në spektaklin e ndarjes së çmimeve “VideoFest”, kur ajo ishte vetëm 18 vjeçare.
Aso kohe ajo po vijonte studimet dhe punonte, Elita nuk e kishte menduar asnjëherë moderimin si karrierën e saj të ardhshme.
Pas pak kohësh, ajo filloi punë në Ministrinë e Kulturës, e që prej prezantimit të saj në “VideoFest”, ajo kishte marrë disa oferta që t’i futej botës së televizionit. Nuk shkoi shumë gjatë, Elita la punën në ministri dhe kështu u bë pjesë e ekraneve tona.
Në nga ndjekësit e saj në Instagram, i kërkoi moderatores të ndante disa foto në kohën kur ajo punonte në ministri, duke na kujtuar kështu edhe njëherë fillimet e saj.
Me kërkesë të ndjekëses së saj, Elita ndau disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, duke na kthyer disa vjet më parë.
Më poshtë mund të shihni fotot që ajo ndau në rrjetin social.
Moderatorja që është edhe bashkëshortja e reperit, Gjiko është në pritje të ëmbël. Çifti së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.
Sa i përket karrierës së saj që momentalisht është në pauzë, Elita ka pohuar disa herë se ajo e ka ndërmend të kthehet në televizion, por ende nuk ka ndarë detaje më konkrete. E gjatë kësaj kohe shkëputjeje nga ekrani, ajo është mjaft aktive në rrjete sociale duke hapur kështu edhe një kanal në Youtube për postimin e vlogeve. /Insajderi.com