Shpat Kasapi refuzon të urojë publikisht shtatzëninë e Afërdita Dreshajt

Shpat Kasapi refuzon të urojë publikisht shtatzëninë e Afërdita Dreshajt

Dikur ishin një nga çiftet më të ndjekura të industrisë tonë, mirëpo romanca mes Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshajt, përfundoi para tetë vjetësh, një ndarje kjo shumë publike, dhe me jo pak kunja drejtuar njëri tjetrit, njofton Insajderi.

Edhe pse gjithçka ka mbaruar mes dyshes të cilët tashmë janë në lidhje serioze, një gjë e tillë nuk është fshirë edhe nga kujtesa kolektive e fansave të tyre.

Së fundmi i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, me Luana Vjollcën në Top Channel, këngëtarit iu kërkua të uronte publikisht shtatzëninë ish-të fejuarës së tij, ose ndryshe atij do i përplasej një tortë fytyrës. Ishte kjo një lojë gjatë emisionit.

“Unë s’preferoj fare të flasë për të!”, ka reaguar Shpati. Më pas dëgjohet të thotë, “O se uroj hiq!”, dhe ishte ky momenti kur Arbana Osmani i kërciti tortën fytyrës dhe e gjithë situata u kalua me të qeshura.

Afërdita Dreshaj tani është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl dhe jeton në Amerikë. Çifti po presin edhe fëmijën e tyre të parë që do të jetë një djalë.

Ndërkohë, edhe Shpat Kasapi është në lidhje, gjë që e ka konfirmuar vetë, dhe çifti po planifikojnë të marrin hapin e radhës që është martesa. /Insajderi.com