Një nga çiftet më simpatikë të showbizit, Venera dhe Lindi ishin të ftuar në “E diela shqiptare”, me Ardit Gjebrean, ku biseduan e natyrisht edhe kënduan, njofton Insajderi.
Gjebrea nuk e kaloi intervistën pa i ngacmuar paksa çiftin. Ai i pyeti se ku e kishin dhënë puthjen e parë, por dyshja hezituan të përgjigjeshin.
“Nuk e themi sepse sa herë që e kemi thënë, na i kanë marrë për keq këtu në Shqipëri”, thotë Lindi.
Ndërkohë, Gjebrea që vazhdonte të insistonte për përgjigjen, tha, “Mua po më shkon mendja në një tualet restoranti”.
Por larg një tualeti restoranti, ata e dhanë puthjen e tyre krejtësisht vend tjetër, por që shoqëria e përbashkët e dyshes u kishte thënë që këtë fakt ta mbajnë për vete.
“E di pse thotë Lindi kështu? Sepse sa herë i kemi treguar shoqërisë sonë, kanë thënë mos ia tregoni njeriu tjetër, mbajeni për vete sepse turp”, thotë Venera.
Këngëtarja preferonte të takohej me Lindin në vende më të thjeshtë, donte të shëtitshin në natyrë, e në qiell të hapur ata dhanë edhe puthjen e parë.
“Në daljet tona të para unë doja që me Lindin të dilja siç dilja në Shkup, në një park, të ishte takim i thjeshtë. Nuk ishte nevoja të dilnim nëpër lokale e pube dhe unë i kërkoja të ishim gjëkundi në bar, piknik. Kështu shkojmë nga Liqeni [i Tiranës] dhe ne aty u puthëm, mirëpo kur ia tregojmë shoqërisë, thonë atje nuk bëhen punë të mira”, zbulon më në fund Venera.
Ndonëse çifti kanë publikuar bashkëpunime të shumta, ata zbuluan se kanë një këngë që e i ka shoqëruar të dy përgjatë gjithë lidhjes. Është kënga “Sunrise” e Nora Jones, që e kënduan më pas. /Insajderi.com