Ylli i Harry Potter, Rupert Grint ka thyer rekordin e Sir David Attenborough për kohën më të shpejtë për të arritur një milion ndjekës të Instagram.
Aktori, i cili luajti Ron Ëeasley në të tetë filmat Harry Potter, bëri postimin e tij të parë në 10 nëntor, duke bërë shaka se ishte “vetëm 10 vjet me vonesë”.
Ai arriti vlerën e milionit në katër orë dhe një minutë.
Kjo është 43 minuta më shpejt sesa iu desh Sir David kur ai u bashkua në shtator, sipas Rekordeve Botërore të Guinness.
Duke e quajtur veten “Grint on the Gram”, postimi i parë i aktorit 32-vjeçar ishte një foto e tij me vajzën e tij të vogël.
Grint tha se ishte “këtu për t’ju prezantuar të gjithëve Wednesday”, vajzën gjashtë muajshe, me partneren e tij Georgia Groome lindi në maj./Insajderi.com
BBC News