Makina e saj doli nga rruga e u rrokullis – Françeska Jaçe reagon për herë të parë

Makina e saj doli nga rruga e u rrokullis – Françeska Jaçe reagon për herë të parë

Në ditën e 16 nëntorit, modelja shqiptare, Françeska Jaçe u përfshi në një aksident rrugor në rreth rrotullimin e Nartës në Vlorë, njofton Insajderi.

Makina e tipit “BMW” doli nga rruga dhe u përmbys nën drejtimin e modeles, e cila përfundoi me lëndime të lehta trupore dhe është transportua në spital, ndërkaq policia njoftoi se kishin nisur hetimin lidhur me rastin.

Në shumë media u raportua se shkas i aksidentit ishte shpejtësia e lartë, gjë të cilën modelja e mohon kategorikisht në reagimin e saj të parë pas aksidentit në disa postime në llogarinë e saj në Instagram.

“Për të gjithë njerëzit që janë shqetësuar po edhe për ata që kanë gjykuar, po ju tregoj se arsyeja e aksidentit nuk ishte as shpejtësia në një zonë të banuar as alkooli, pasi çdo test ka dalë negativ”, shkruan ajo, duke ndarë edhe shkrimin e një gazete.

Gjatë ditës së djeshme, modelja kishte ndarë edhe një video për të falënderuar të gjithë ata që janë shqetësuar për lajmin dhe i kanë dërguar mesazh dashamirëse. /Insajderi.com