Së fundmi, në një intervistë, aktori George Clooney ka folur hapur për një aksident që mendoi se do i merrte jetën.
Aktori foli me revistën “GQ” për momentet pas përplasjes në Sardenje në vitin 2018, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
“Isha në tokë. Po bërtisja. Një britmë e madhe. Grant [Helsov] u kthye dhe po u bërtite të gjithëve të telefononin një ambulancë, dhe mbaj mend që të gjithë dolën nga makinat e tyre, u ndalën në mes të rrugës dhe qëndronin rreth meje, dhe thjesht nxirrnin telefonat për të bërë video”, thotë ai.
Në kohën e aksidentit, CNN njoftoi se aktori i kishte thënë një shoku se është “mirë të jesh gjallë” dhe se shoferi i automjetit me të cilin u përplas u pre para tij.
“Është një gjë qesharake. Nuk jam një njeri cinik, dhe me të vërtetë kam tendencë të shoh jetën dhe të gjej më të mirën. Por unë kurrë nuk do të harroj momentin që teksa mendoja se këto ishin momentet e mia të fundit, për gjithë të tjerët ishte thjesht argëtim”.
Clooney tha se gruaja e tij, Amal Clooney, e ka ndaluar atë që ti japë motoçikletës. /Insajderi.com