Tory Lanez mohon të këtë qëlluar reperen Megan Thee Stallion

Tory Lanez mohon të këtë qëlluar reperen Megan Thee Stallion

Tory Lanez ka mohuar të qëllojë Megan Thee Stallion.

Reperi, emri i vërtetë Daystar Peterson, akuzohet që ka qëlluar në këmbët e Megan dhe shkaktoi plagosjen e saj, pas një ahengu në Hollywood Hills më 12 korrik.

Ai është akuzuar për sulm me armë zjarri dhe mbajtje të një arme zjarri në një automjet.

Avokati i Tory dh një deklaratë për pafajësi në emër të tij në një gjykatë në Los Anxhelos të mërkurën dhe tha se ai “kundërshton me forcë” akuzat.

Reperi nuk u paraqit në gjykatë.

Avokati i Megan tha se ajo kishte marrë kërcënime si rezultat i çështjes dhe kishte frikë për sigurinë e saj.

Në korrik, Megan tha në një video në Instagram Live: “Unë duhej të bëja një operacion për ta nxjerrë jashtë plumbin dhe ishte shumë e frikshme”.

“Ishte thjesht përvoja më e keqe e jetës time dhe nuk është qesharake”.

Në një seancë dëgjimore muajin e kaluar, Tory u urdhërua të qëndronte të paktën 100 jardë larg Megan, emri i vërtetë i së cilës është Megan Pete./Insajderi.com

BBC News