Blogerja shqiptare humb nënën nga COVID-19: “Forcën time e futa në dhe sot”

Blogerja shqiptare humb nënën nga COVID-19: “Forcën time e futa në dhe sot”

Linda Dilo, juristja që ndoqi pasionin e saj për të bukurën, së fundmi ndau një lajm të kobshëm në llogarinë e saj në Instagram.

Nëna e saj ka ndërruar jetë pas betejës me Coronavirus. Bashkangjitur një fotoje ku shihet me të ëmën duke qeshur, ajo ka shkruar edhe një dedikim emocionues, për t’i thënë edhe ato fjalë që ndoshta, virusi tinëzar nuk i la kohën t’ia thotë.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e saj të plotë. /Insajderi.com

Ti luftove fort e ëmbla ime për të mos u larguar nga kjo jetë,, Ne luftuam bashkë dhe unë të premtova që do ishim bashkë deri në fund. Më fal o ma që nuk e mbajta fjalën por të lutem nëse je duke më parë më jep bekimin tënd dhe pak nga forca jote. Unë kam pas frikë nga vdekja, por tani që ti nuk je më asgëe nuk më tremb sepse e di që ti do me presësh me krahë hapur siç bëje gjithmonë. Te gjithë më thonë bëhu e fortë, por unë forcën time e futa në dhe sot ,ti ishte forca ime ,mbështetja ime më e madhe. Qoftë mallkuar ky virus që t’u rikthye dhe të largoi prej meje përgjithmonë. Pusho në paqe se luftove mjaftueshëm.  Linda jote nuk do qesh dot më kurrë si në këtë foto pranë teje”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Linda Dido (@lindasworld___)