Aktori i njohur del përsëri në pension për shkak të shëndetit

Aktori i njohur del përsëri në pension për shkak të shëndetit

Michael J. Fox thuhet se po pensionohet përsëri për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Aktori, i cili u diagnostikua dekada më parë me sëmundjen e Parkinsonit, ndan mendimet e tij mbi këtë temë në librin e tij të ri “No Time Like the Future”, raporton revista People, transmeton Insajderi.

Fox së fundmi ka pasur probleme shëndetësore, përfshirë një operacion kirurgjikal të vitit 2018 për të hequr një tumor jo kanceroz nga shpina e tij.

Ai shkruan se “Pakësimi i sapolindur i aftësisë sime për të shkarkuar fjalë dhe për t’i përsëritur ato fjalë për fjalë është vetëm gurgullima e fundit në pellg”.

“Çdo ka kohën e vet, dhe koha ime kur i bëja ballë punës 12-orëshe çdo ditë, kur memorizoja shtatë faqe dialogu, ka mbetur pas meje”, shkruan ai në libër. “Të paktën për tani”.

Fox u bë i famshëm me rolin e tij në serialin komedi “Family Ties”, para se të bëhej pjesë e filmave të mëdhenj si “Back to the Future” e “Teen Wolf”, e më vonë iu rikthye televizionit me “Spin City”. /Insajderi.com