Aurela Gaçe e pikëlluar që nuk mundi t’i thotë lamtumirën e fundit familjarit të saj

Aurela Gaçe e pikëlluar që nuk mundi t’i thotë lamtumirën e fundit familjarit të saj

Sot është një ditë e kobshme në familjen e këngëtares, Aurela Gaçe.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo njoftoi ndjekësit e saj për humbjen e gjyshit të bashkëshortit, që i la të pikëlluar të gjithë familjen, njofton Insajderi.

Ajo ka ndarë një fotografi ku shihet krah të ndjerit, duke shkruar se të gjithë janë të hidhëruar, që ai iku nga kjo botë, në kohë kur nuk mundën as ta vizitonin në spital – t’i thonin për të fundit herë se e duan shumë.

Fëmijët e këngëtares ishin shumë të afërta me stërgjyshin, por e thërrisnin gjysh, ashtu si babi i tyre, bashkëshorti i këngëtares.

“Qofsh i parajsës gjyshi Xhimi. Vajzat e mia e kishin stërgjysh, por ashtu e thërrisnin, si e thërriste babai i tyre. Ikja jote na hidhëroi. Ike në një kohë si kjo, kur as në spital s’mundet as ta vizitosh. Kur fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan. Kjo është shumë e dhimbshme. Grace stërmbesa jote qau shumë për ty, se të njohu, shpenzoi kohë me ty e ndarja dhëmb”, shkruan Aurela krahas fotos.

Në postimin e saj publik, ajo i shprehë ngushëllime edhe vëllait të bashkëshortit, DJ të njohur shqiptar, John Van Ride. /Insajderi.com