Grupi britanik i muzikës punk, “Dream Wife” ka akuzuar Miley Cyrus dhe Dua Lipa për vjedhjen e idesë videoklipit të tyre të ri, shkruan Mirror, transmeton Insajderi.
Së fundmi Dua Lipa dhe Miley Cyrus bashkëpunuan për këngën “Prisoner” e cila u shoqërua me një videoklip, i cili mori shumë vëmendje.
Por Dream Wife pretendon videoja është një riprodhim i videoklipit të tyre për këngën “So When You Gonna…” e cila u publikua në maj.
Të dy videot tregojnë një sekuencë nga brenda një goje e hapur, e kornizuar me dhëmbë.
Miley dhe Dua janë veshur si yje punk duke performuar në një koncert – në një paralele me videon nga Dream Wife.
Grupi ndau disa imazhe krah për krah nga të dy videot në llogarinë e tyre në Instagram dhe akuzoi për vjedhjen e punës së tyre.
Grupi gjithashtu postoi një imazh në Instagram të Miley që mbante një kitarë pranë lideres së grupit Alice duke bërë të njëjtën gjë, e të dyja shihen përmes gojës së hapur. /Insajderi.com