Pavarësisht se u çlirua nga detyrat e tij mbretërore përmes Megxit, Princi Harry ende konsiderohet si “mbretërori më seksi në botë”, shkruan Page Six, transmeton Insajderi.
Një sondazh i revistës “People” tregon se Duka i Sussex mundi vëllain e madh William, si dhe disa mbretërore të tjerë nga e gjithë bota, duke përfshirë Princin Carl Phillip të Suedisë, Princin Felix të Luksemburgut dhe Princin Mateen të Brunei.
Fitorja vjen një vit pasi Harry u konsiderua “Babai më seksi”, nga revista.
Disa mund të mos pajtohen me titullin që iu dha, pasi ai dhe bashkëshortja Meghan Markle gjeneruan një valë tronditëse në janar pas ndarjes nga familja mbretërore.
Ata zbuluan dëshirën e tyre për t’u bërë “financiarisht të pavarur”, si dhe për të lëvizur në “Amerikën e Veriut”, duke u vendosur përfundimisht në Malibu, California.
Ata gjithashtu nuk do të quhen më si “HRH” – lartësia e tij ose e saj mbretërore. Kjo ishte me zgjedhje, jo me forcë.
Sidoqoftë, ata do të mbajnë titujt e tyre Duka dhe Dukesha dhe Harry mbetet i gjashti në radhë për fronin. /Insajderi.com