Moderatorja shqiptare shërohet nga COVID-19

Moderatorja shqiptare shërohet nga COVID-19

Më 16 nëntor, moderatorja e sportit, Lei Kraja ndau lajmin me ndjekësit e saj në Instagram, se ajo kishte kontraktuar virusin COVID-19, njofton Insajderi.

Ajo tha se emisionin sportiv do ta moderonte nga shtëpia në lidhje direkte, ndërsa njoftoi të gjithë ndjekësit se është një gjendje të mirë shëndetësore.

Në pak ditë ajo ka rimarrë veten dhe infektimi me virusin, tani i përket të shkuarës.

Ditën e parë të lirisë e shijoi sot në një takim me miqtë e saj dhe një postim në rrjetin social, Instagram. Në një fotografi që ndau ajo shkruan: “Pas ndarjes nga Covid-i! Nuk do më mungosh”.

Për Krajën infektimi me virusin ishte i lehtë dhe nuk i rëndoi gjendjen e saj shëndetësore. Pas pak ditësh shkëputjeje ajo tashmë do i rikthehet ekranit, fizikisht prezente në studio. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leila Kraja (@leikraja)