Aktorja Hilary Duff, e cila është shtatzënë zbuloi se ajo ishte “e ekspozuar” ndaj COVID-19 dhe është vetë-karantinuar, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
33 vjecarja që po pret edhe fëmijën e saj të tretë, hyri në Instagram për të shpjeguar se cfarë ndodhi. “U ekspozova ndaj COVID-it. Dita e dytë e karantinës”, shkruan ajo, ndërkohë që do t’i përmbahet karantinës për dy javët e ardhshme.
Sipas CDC, njerëzit shtatzënë janë në një rrezik në rritje për sëmundje të rëndë nga COVID-19, së bashku me komplikime të tjera, të tilla si lindja e parakohshme. Organizata rekomandon që njerëzit shtatzënë të ndjekin të njëjtat masa parandaluese si njerëzit jo-shtatzënë: Praktikimi i distancimit shoqëror, larja e duarve dhe mbajtja e maskave të fytyrës. /Insajderi.com