Në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë ikona e muzikës popullore, Ismet Peja. Lajmin për vdekjen e këngëtarit nga Gjakova e ka kumtuar djali i tij, Visari, njofton Insajderi.
“JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se tek ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”, ka shkruar Visar Peja në Facebook, duke ia bashkangjitur postimit edhe një këngë të artistit të shquar.
Me të marrë vesh lajmin për vdekjen e Pejës, shumë artistë shprehën ngushëllimet e tyre në rrjete sociale. Disa ndanin edhe histori personale më këngëtarin e disa rrëfenin se si ishin rritur me muzikën e tij.
Këngëtaret, Gili dhe Vjollca Haxhiu kanë ndarë një fotografi të këngëtarit ku kanë shkruan, “Lamtumirë baca Ismet”.
Edhe këngëtari Sabri Fejzullahu ndau një fotografi të tij në Instagram ku shkroi, “Jetën ja fale këngës. Shqiptari do të të kujtojë brez pas brezi. Lamtumirë Ismet Peja. Prehu në paqe legjendë”.
“2020 na e mori edhe një legjendë. Prehu në paqe Ismet Peja”, shkroi Capital T në postimin e tij në Instagram.
Edhe reperi, Ledri Vula në një postim të orëve të para të mëngjesit, ndau një fotografi të këngëtarit ku shkroi, “Lamtumirë baca Ismet”.
Leonorja Jakupi në një postim në Instagram, shkruan, “Lamtumirë legjendë e muzikës. Pusho në paqe, Ismet Peja”.
Aktori, Fatmir Spahiu ndaj një fotografi ku shihet krah këngëtarit. “Pusho në paqe Ismet Peja”, shkruan ai.
Shyhrete Behluli e cila edhe ka bashkëpunuar me artistin e popullit, ndau një fotografi në Instagram më mbishkrimin, “Lamtumirë artist i popullit, po këngët e tua nuk do të vdesin kurrë!”
Të njëjtin postim nga këngëtarja, e ri-postoi vajza e saj, Engjëllusha Salihu ku shkroi, “Lamtumirë artist i madh!”.
View this post on Instagram
Yllka Kuqi shkroi për raportin e afërt me këngëtarin dhe familjen e tij. Nën tingujt e zërit të Pejës, ajo kishte kurorëzuar edhe martesën e saj.
“E kurorëzuam dashurinë nën tingujt e zërit tënd prej bilbili, na dhe shumë mend nga përvoja jote jetësore e profesionale, deri në minutat e fundit të jetës kthjelltësia e mendjes tende te trembte…jam e lumtur qe jetova në kohën tënde, që isha pjesë e jetës e familjes tende dhe qe edhe Luiza arriti te t’takoj … e kur të rritet do t‘mësojë këngët e tua…do të jetoj e jehojë gjithmonë Zëri yt…Lamtumirë Baca Ismet “, shkroi ajo nën foton nga albumi i saj i dasmës.
View this post on Instagram
Edhe Gold AG ndau një fotografi me këngëtarin e tij të fëmijërisë. “Të dy bashk’ e kem një mall, knoma kangën sa t’jam gjallë. Zoti të mëshiroftë këngëtari i fëmijërisë time”, shkroi ai në postim.
View this post on Instagram
Shqipe Abazi ndau një fotografi të shkrepur kohë më parë teksa të dy ishin ngjitur në skenë për të performuar. Ajo i dërgon ngushëllime komunitetit artistik, familjes Peja ku ka etiketuar edhe djalin e këngëtarit, Visar Pejën.
View this post on Instagram
Sa jetoi e këndoi, Ismet Peja ishte pjesë e ditëve më të veçantë të artdashësve të tij. Në ditën e dasmës së Gjikos dhe Elita Rudit, artisti nuk mungoi. Moderatorja ndau një fotografi, ku cifti kanë në mes Ismet Pejën shumë të buzëqeshur.
“Lamtumire baca Ismet! Të fala gjyshit dhe muzika juaj do të jetë melodia më e bukur e parajsës! Ngushëllime të përzemërta familjarëve”, shkruan ajo.
View this post on Instagram
Që në fëmijëri prej moshës 13-14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.
Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Deri tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta. Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja. /Insajderi.com