Që kur Majk postoi një fotografi të tijën në llogarinë e Blerta Veselit në Instagram, filluan dyshimet e para, se ata kishin nisur një romancë, njofton Insajderi.
Ishin fansat ata që kapën shpejt fotografinë e publikuar, madje Majk pati edhe një përplasje me një person që kishte llogari në Instagram, si adhurues i artistit.
Dyshja në vazhdimësi kanë mohuar se ata janë bashkë, dhe arsyeja që Majk kishte postuar atë foto, ishte sepse ata po bashkëpunonin për një projekt, sipas bukuroshes, e zgjedhur si Miss Kosova.
Mbrëmjen e djeshme, Majk ndau një fotografi të një ambienti shumë të rehatshëm shtëpiak, teksa në sfond shihej një film tek luante në televizor.
Edhe Blerta Veseli, në të njëjtën periudhë kohore, ndau një fotografi të ambientit të njëjtë.
Megjithatë, dyshja duhet të kenë kuptuar se të dy kishin postuar foto nga i njëjti vend, dhe fotot ishin fshirë. Por çka do që postohet në internet, mbetet përgjithmonë në internët, sepse ndjekësit e dyshes i kishin ruajtur po ato fotografi.
Ndonëse ata janë treguar të qartë për statusin e tyre duke theksuar se janë në një rrafsh shoqëror, një gjë është e sigurt: ata kaluan mbrëmjen e djeshme në shoqërinë e njëri tjetrit! /Insajderi.com