Jo të gjithë janë të kënaqur me performancën sensuale të J Lo dhe Maluma-s

Jo të gjithë janë të kënaqur me performancën sensuale të J Lo dhe Maluma-s

Jennifer Lopez nuk dështon kurrë së mahnituri audiencën e saj me performanca sensuale dhe akrobatiken dhe paraqitja e saj në American Music Aëards këtë vit nuk kishte si të ishte ndryshe, shkruan The List, transmeton Insajderi.

Këngëtarja dhe Maluma u ngjitën në skenë për të performuar dy këngët e fundit si bashkëpunim “Pa Ti” dhe “Lonely”. Turma – që respektonte distancën sociale – u çmend, por jo të gjithë ishin po aq të impresionuar me shfaqjen që panë.

Performanca e mbushur me koreografi i ka bërë fansat të mendojnë nëse Lopez po këndonte vërtet apo ishte play-back. Kjo sigurisht që është e mundur, sidomos sepse këngëtarja është akuzuar edhe më parë për këtë gjatë performancës së saj Superbowl me Shakira-n në shkurt të këtij viti, si dhe performancën e saj po të njëjtin event para dy vjetësh.

Ju mund të ndiqni performancën e mbrëmjes së djeshme në videon e mëposhtme. /Insajderi.com