Gjashtë nominime në “Grammy” për Dua Lipën

Gjashtë nominime në “Grammy” për Dua Lipën

“Grammy” ka publikuar listën e të nominuarëve për këtë vit, dhe Dua Lipa është nominuar në plot gjashtë kategori, përfshirë këtu Taylor Sëift, and Roddy Ricch me të njëjtin numër nominimesh, njofton Insajderi.

Këtë vit, Beyonce donimon mbrëmjen që nderon të gjithë muzikantët, me nëntë nominime. Eventi i ndarjes së çmimeve do të mbahet me 31 janar.

Dua Lipa u nominua në kategorinë “kënga e vitit” për “Don’t Start Now”, dhe “albumi i vitit” për “Future Nostalgia” që u publikua këtë mars.

Këngëtarja do të garojë në kategoritë e njëjta me Jhene Aiko, grupin Coldplay, Jacob Collier dhe Post Malone. /Insajderi.com