Taylor Swift zbulon sekretin lidhur me albumin e saj Folklore

Taylor Swift zbulon sekretin lidhur me albumin e saj Folklore

Taylor Swift ka zbuluar bashkë-tekst shkruesi misterioz me emrin William Bowery, i cili përmendet në albumin e saj të fundit Folklore, në fakt është i dashuri i saj Joe Alëyn.

“William Bowery është Joe”, zbulon këngëtarja amerikane në një film të ri në Disney +, i cili e sheh atë duke interpretuar këngë nga albumi dhe duke diskutuar krijimin e tij.

Bowery misterioz është vlerësuar si bashkautor në këngët Betty dhe Exile.

Tifozët kishin spekuluar se mund të ishte një pseudonim për aktorin anglez, i cili ka qenë me Swift për tre vjet.

30-vjeçarja befasoi adhuruesit e saj në korrik kur njoftoi lansimin e Folklore, të cilin e regjistroi në izolim gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në Folklore: The Long Pond Studio Session, lëshuar në Disney + të mërkurën, këngëtarja diskuton këngët në albumin e saj të tetë në studio me producentët Jack Antonoff dhe Aaron Dessner.

Gjatë filmit, ajo pranon se ka pasur “shumë diskutime rreth William Bowery dhe identitetit të tij”.

Antonoff dhe Dessner ishin tashmë në fshehtësi. “William Bowery është Joe, siç e dimë”, u tha ajo atyre./Insajderi.com

BBC News