Çfarë thotë Ana e “Për’puthen” për raportin e saj me reperin kosovar?

Çfarë thotë Ana e “Për’puthen” për raportin e saj me reperin kosovar?

Javën e fundit, Ana nga emisionin reality i dashurisë “Për’puthen”, ishte në kryetitujt e mediave rozë për shoqërinë e saj me reperin Bardhyl Idrizi që njihet vetëm si Bardhi, e më pas edhe daljen e bujshme në mes të emisionit, njofton Insajderi.

Në disa pamje që Prive ka publikuar, ajo është parë dy herë nën shoqërinë e reperit, duke nxitur aludimet se ajo është në një romancë me reperin, e ndërkohë është pjesë e një formati televiziv, ku qëllimi është gjetja e dashurisë.

E pyetur nga Bora në edicionin e fundit të emisionit, Ana ka adresuar thashethemet që po qarkullojnë në lidhje me raportin e saj me reperin.

“Djali në fjalë, Bardhi, është një person që e kam shumë xhan, e vlerësoj shumë, njihemi prej kohësh. Nuk ka asnjë romancë, ka një miqësi dhe po punojmë për disa gjëra bashkë”, është shprehur Ana.

“Jemi takuar dhe kur unë s’kam qenë personazh publik, po kjo është barra që marrim kur bëhemi të njohur. Aty nuk ka asnjë puthje, asnjë përqafim që të shihet si romancë”, ka shtuar më tej ajo.

Kujtojmë që veprimet e fundit të Anës ka bënë jo pak bujë në rrjete sociale, duke e bërë atë konkurrenten më të ndjekur në Instagram. /Insajderi.com