Ndonëse dy vëllezërit reperë nga Ferizaj, Getinjo dhe Mozzik bashkëpunuan për një këngë në albumin e ri të këtij të fundit, dyshja kanë më shumë se dy vjet që nuk kanë sjellë një videoklip.
I fundit videoklip që i pamë ata së bashku është për këngën “Para Siempre” që u publikua në tetor të vitit 2018, njofton Insajderi.
Për të gjithë adhuruesit e reperëve, dyshja ndanë një lajm të mirë në llogaritë e tyre në Instagram. Xhirimet për një videoklip të ri kanë përfundur, dhe do të jetë ky që do të përmbyll një tjetër vit artistik për ta.
Kënga e re mban titullin “El Chapo” nga Getinjo pjesë e së cilës është edhe Mozzik. Videoklipi do të publikohet me 11 dhjetor. /Insajderi.com
View this post on Instagram
View this post on Instagram