Një tjetër këngëtare shqiptare ka rezultuar pozitive për COVID-19

Një tjetër këngëtare shqiptare ka rezultuar pozitive për COVID-19

Numri i rasteve me Coronavirus në Shqipëri po rritet, e së fundmi këngëtarja Manjolla Nallbani zbuloi se ka rezultuar pozitive për COVID-19, njofton Insajderi.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja fton të gjithë ndjekësit e saj ta ndjekin atë në emisionin e “Shiko kush luan”, që shfaqet gjatë mbrëmjes së sotme.

Teksa uron të gjithë për festën e 28 Nëntorit, këngëtarja tha se edhe ajo gjithashtu do ta ndjekë emisionin nga shtëpia, pasi gjendet në izolim sepse ka rezultuar pozitive për virusin.

Për të qartësuar të gjithë, ajo theksoi se emisioni ishte xhiruar ditë më herët se ajo të rezultonte pozitive, ndonëse nuk ndau një datë kur ajo mësoi për diagnozën e saj dhe nëse ka pasur ndonjë simptomë shqetësuese për shëndetin. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani)