Bebe Rexha dhe familja e saj i bashkohen festës së 28 Nëntorit në rrugët e New York-ut

Bebe Rexha dhe familja e saj i bashkohen festës së 28 Nëntorit në rrugët e New York-ut

Shqiptarët kudo në botë sot uruan dhe festuan Ditën e Flamurit, e kësaj feste iu bashku edhe Bebe Rexha me familjen e saj, njofton Insajderi.

Fillimisht, ajo postoi në llogarinë e saj për të uruar të gjithë ndjekësit e saj shqiptar.

Më pas ajo bëri të ditur se do i bashkohej paradës së makinave për nder të 28 Nëntorit, organizuar nga “Albanian Roots” në Amerikë.

Këngëtarja e cila jeton me vëllain e saj Florentin, po bëheshin gati të niseshin më makinën e tyre. Në videon që Rexha publikoi në llogarinë e saj, Florenti shihet me një plis të bardhë në kokë dhe shall me shqiponjnën dy-krenare. Para nisjes ai po shijonte një tortë me mollë.

Bebe Rexha na postoi disa video nga ngjarja ku ajo ishte veshur e tëra në të zeza dhe me flokë të kuqe të zjarrtë që derdeshin nga kapelja e saj e zezë që kishte një shqiponjë të kuqe.

Gjatë paradës, u panë dhjetëra makina nga ku valëviteshin flamuj e që ecnin nën tingujt e këngës së Florit dhe Elvana Gjatës, “Kuq e Zi”, në rrugët e New York. Parada përfundoi me vendosjen e flamurit kombëtar në bulevardin më të gjatë të New York, “Bulevardi Hylan” në Staten Island.

Për të gjithë ndjekësit e saj jo-shqiptarë, ajo i kërkoi babait të saj që po i jepte makinës, të shpjegonte shkurtimisht çfarë paraqet për shqiptarët 28 Nëntori. /Insajderi.com