Mbrëmjen e djeshme, si çdo të shtunë, Luana Vjollca mbajti puntatën e radhës për emisionin e saj “Shiko Kush Luan”, që rastisi të binte në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, njofton Insajderi.
I gjithë emisioni u përshtat në nder të kësaj ditë nisur nga lojërat e sfidat e gjithashtu edhe dy veshjet e moderatores.
Në hapje të emisionit, Vjollca u paraqit e veshur me xhubletën shqiptare. Përkonte përsosshmërisht me rastin, meqenëse xhubleta është veshja më e vjet shqiptare që daton deri në katër mijë vjet më parë – një pasaportë kombëtare e kostumografisë sonë etnike, mund të quhet.
Xhubletën të punuar prej rripash dhe copash shajaku, Vjollca e mabjti deri në gjysmën e emisionit, ku ajo u shfaq edhe me një fustan të modës së lartë.
View this post on Instagram
Fustani haute couture nga dizenjatori i ndjerë britanik, Alexandër McQueen, arrin shifrën e 14 mijë eurove, dhe ishte i punuar me dy ngjyra pëlhurash, kuq e zi.
Në pjesën e bustit, vëreheshin lule të qëndisura sërish me dy nuancat e ngjyrave, dhe fustani vinte i gjatë pak përmbi zogun e këmbës dhe i hapur në njërën anë. /Insajderi.com
View this post on Instagram