Festa për ditëlindjen e 30 të Rita Orës këtë vit do ishte shumë ndryshe për këngëtaren e cila festoi më ndryshe si pasojë e pandemisë, njofton Insajderi.
Ajo u vesh u rregullua, për të festuar në shtëpi në një dhomë të ngrënies së dekoruar ku do të festonte me disa familjarë e miq.
View this post on Instagram
Por kjo nuk do të përmbyllte 30 vjetorin e këngëtares e cila mori një surprizë shumë të këndshme nga ekipi i saj. Ata organizuan një video ku shumë artiste e miq i uronin asaj ditëlindjen.
Urimet nga prindërit e saj, Vjosa Osmani, Erion Veliaj, Bebe Rexha, Lionel Richie, Liam Payne, Era Istrefi, Shawn Mendes, Paris Hilton, Mariah Carey, Naomi Campbell, Camerion Diaz e shumë të tjerë, e lanë atë të emocionuar e me lot në sy.
“Ekipi im më befasoi me këtë video për ditëlindjen time këtë javë, dhe po qaja nga gëzimi e lumturia. Nuk mund të besoj sa shumë qava”, shkruan ajo në videon që ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
“Jam shumë mirënjohëse për të gjithë miqtë dhe familjen time, për mbështetjen që më kanë dhënë këto 30 vjet. U desh të shkurtoja urimet e bukura por jam shumë mirënjohëse për secilin që më dërgoi mesazh. Ju e dini se kush jeni dhe nuk kam ndjerë asnjëherë kaq shumë dashuri. Shpresoj që një ditë do të mund të festojmë së bashku të lumtur dhe të shëndetshëm”, shkruan më tej këngëtarja.
Një falënderim i veçantë shkoi edhe për adhuruesit e saj që nuk harruan t’i urojnë asaj ditëlindjen. /Insajderi.com
View this post on Instagram