Ish presidenti ka shprehur miratimin e tij për ambicien e gjatë të reperit, Drake për të luajtur rolin kryesor në një film për Obama-n.
I pyetur nëse ai do ta aprovonte caktimin e tij për rol në një intervistë në “Complex’s 360 With Speedy Morman”, Obama tha, “Unë do ta them këtë, Drake duket se është në gjendje të bëjë gjithçka që dëshiron. Dua të them, ai është një vëlla i talentuar, shumë i talentuar. Pra , nëse vjen koha dhe ai është gati… “, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
I pyetur nga Morman nëse Drake ka “vulën e tij të miratimit”, Obama u përgjigj, “Drake ka, më e rëndësishmja, mendoj se, vulën e aprovimit të familjes time. Unë dyshoj se Malia dhe Sasha do të refuzonin”.
Megjithëse Presidenti tashmë është luajtur në ekran nga disa aktorë, së fundmi Kingsley Ben-Adir në “The Comey Rule”, një film i metrazhit të gjatë për ish-presidentin ende nuk është bërë.
Vëllimi i parë i kujtimeve të tij në një libër, “Një Tokë e Premtuar”, e botuar së fundmi, ka të ngjarë të shërbejë si material i dobishëm për këdo që shpreson të realizojë një film. /Insajderi.com