George Clooney thotë se ishte gati për pandeminë duke i prerë vetë flokët prej kohësh

George Clooney thotë se ishte gati për pandeminë duke i prerë vetë flokët prej kohësh

George Clooney ka zbuluar se ai ishte i gatshëm për një aspekt të pandemisë së koronavirusit, pasi ai ka prerë flokët e tij për dekada.

Aktori 59-vjeçar tregon se për 20 vitet e fundit, ai nuk ka shkuar te berberi.

Ylli foli në lidhje me zakonet e tij me Tracy Smith në CBS të Dielën në mëngjes dhe tha se ai ka qenë duke përdorur një Floëbee, i cili shkurton flokët dhe pastron pjesën e mbetur.

Ai po fliste për rutinat e tij që kur Covid-19 la shumë njerëz në karantinë, në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e virusit dhe një prej ankesave kryesore ka qenë pamundësia për të shkuar te floktari.

Rezulton se jeta nuk ka ndryshuar shumë për George pasi ai është mësuar me të njëjtën rutinë për shumë vite./Insajderi.com

Mirror