Së fundmi në një intervistë me Ardit Gjebrean që u transmetua gjatë ditës së djeshme në Tv Klan, ajo foli pak për nga temat që nuk prek kurrë publikisht – divorcin.
Në makinë gjatë rrugës për në Gjirokastër, vend ky të cilin këngëtarja po e vizitonte për herë të parë, ndonëse dy gjyshërit e saj vijnë nga ai vend, Gjebrea i kërkon asaj të flasin për divorcin, njofton Insajderi.
Ajo pranon por i kërkon atij të mbajë të limituara pyetjet.
Këngëtarja ishte në lidhje prej 17 vjetësh me Gent Prizrenin dhe ka 3 vjet që çifti, prindër të një djali, i kanë dhënë fund martesës së tyre. Kur ajo u divorcua ishte 34 vjeçare e ndërkohë e thekson divorcin të jetë një nga dështimet e saj më të mëdha në jetë.
“[Vendimi për divorc] ishte shumë i vështirë duke marrë në konsideratë që me ish-bashkëshortin tim ka kaluar gjysmën e jetës sime”, shprehet ajo.
“Mbaj kujtime shumë të bukura, gjithçka erdhi ndoshta si pasojë e konsumit e disa arsyeve tjera të cilat mbeten edhe personale”, vazhdon ajo.
Vendimi për divorc ishte fillimisht vendim i saj, po që më pas rrugëtuan të dy drejt atij caku sepse martesa e tyre kishte përjetuar një thyerje të madhe emocionale.
“Unë vij nga një familje shumë e shëndetshme, dhe gjithmonë jam rritur me frymën se do të kisha familjen ideale, familjen perfekte. Ishte ëndrra ime që ta realizoja atë me sukses dhe pikërisht divorcin unë e quaj si një dështim timin”.
Në fund, ajo theksoi se divorci ndikoi edhe në gjendjen financiare të familjes së saj për faktin se ajo do të vazhdonte jetën si një nënë e vetme, në ndërkohë që mundohej të mbante një standard të lartë jetese.
Ajo shton se shumë gra e gjejnë veten tek ajo, të marrësh një vendim kaq drastik, e si rrjedhojë krahas gjithë punës që bënte, ajo punoi me veten fort edhe nga ana psikologjike.
Tani këngëtarja vazhdon të punojë në sipërmarrjet e saj dhe merret me muzikë, e në ndërkohë po shijon romancën me moderatorin, Romeo Veshaj që është 13 vjet më i ri se ajo. /Insajderi.com