Ferma familjare e Jennifer Lawrence, e cila gjithashtu shërben si një kamp veror në Kentucky, u shkatërrua nga një “zjarr i tmerrshëm” të premten në mbrëmje, tha kampi në një deklaratë, shkruan Page Six, transmeton Insajderi.
Kampi “Hi-Ho”, dha lajmin me anë të një postimi në Facebook këtë shtunë duke shkruar, “Me zemër të rënduar konfirmojmë lajmin se ne humbëm fermën tonë mbrëmë pas një zjarri të tmerrshëm”.
“Jemi tejet mirënjohës që asnjë njeri dhe kafshë nuk është lënduar, por ne vajtojmë punën gjatë këtyre vjetëve dhe kujtimet brenda atyre katër mureve”, shkruhet më tej në deklaratë.
“E dimë se kampi ‘Hi-Ho’ është një vend i veçantë për shumë dhe në planifikojmë ra ri-ndërtojmë që të vazhdojmë para me një kamp të sigurt dhe të këndshëm këtë verë”.
Afro 30 zjarrfikës dhe gjashtë automjete iu përgjigjën zjarrit këtë të premte në mbrëmje për të marrë nën kontroll situatën. /Insajderi.com