Kate Moss ‘më e mirë se kurrë’ rikthehet në kopertinën e Vogue, 28 vite pas herës së parë

Kate Moss ‘më e mirë se kurrë’ rikthehet në kopertinën e Vogue, 28 vite pas herës së parë

Duke provuar se ajo e ka ende atë shkëlqimin tërheqës, Kate Moss në moshën 46 vjeç po paraqet kopertinën e Vogue për numrin e saj të janarit 2021.

Në fotografinë e kopertinës Moss ulet këmbëkryq e veshur me një fustan të gjelbër me dantella, me vathë të artë, ndërsa titulli deklaron se ajo është ‘më e mirë se kurrë’.

Dhe në një shkrepje tjetër, ajo shikon në distancë me një fustan të zi të ngushtë, me një qafore të trëndafilit të kuq.

Supermodelja dhe biznesmenja ka qenë një nga fytyrat më të njohura në modë që nga fillimi i viteve 1990, dhe që atëherë ka vazhduar të dizajnojë dy koleksione për Topshop.

Kanë kaluar 28 vjet që kur ajo për herë të parë zbukuroi kopertinën e famshme të Vogue, kur  kryeredaktorja e magazinës parashikoi cilësinë “e përjetshme” të bukurisë së Kate./Insajderi.com

Mirror