Barack Obama pranon se bëri një gabim kundrejt këngëtares së famshme

Barack Obama pranon se bëri një gabim kundrejt këngëtares së famshme

Barack Obama ka pranuar se ishte një “gabim” që nuk i dha Dolly Parton-it një Medalje Presidenciale e Lirisë.

Medalja është nderi më i lartë civil që mund të jepet nga një president në detyrë i SHBA-së. Marrësit e fundit përfshijnë artistët si Bruce Springsteen, Diana Ross dhe Elvis Presley (këtij të fundit iu dha pas vdekjes në vitin 2018), njofton Insajderi.

Gjatë një paraqitje në “The Late Show me Stephen Colbert” më 1 dhjetor, ish POTUS Obama mori pjesë në një segment të titulluar “Questions We’re Pretty Sure Barack Obama Has Never Been Asked Before”.

“Si nuk ka Dolly Parton një Medalje Presidenciale të Lirisë?” nikoqiri Colbert e pyeti Obama-n të cilit ai u përgjigj: “Ky është një gabim. Jam i shokuar”.

Ai vazhdoi: “Ky është një gabim. Jam befasuar, Supozoja se ajo tashmë e kishte marrë një të tillë. Kjo ishte e pasaktë. Jam befasuar Ajo e meriton një. Do të telefonoj Biden-in”.

Kjo vjen pasi u zbulua se Dolly Parton dhuroi 1 milion dollar të parave të saj për financimin e vaksinës Moderna. /Insajderi.com