Dy arrestime brenda tri ditëve për yllin e “Pocahontas”

Dy arrestime brenda tri ditëve për yllin e “Pocahontas”

Aktorja që zëroi personazhin Pocahontas në filmin e Disney, është arrestuar dy herë brenda tre ditësh, njofton Page Six, transmeton Insajderi.

Sipas raporteve policore të sigluara nga gazeta, Irene Bedard u arrëstua këtë të shtunë, pasi ata iu përgjigjën një thirrje për dhunë në familje në shtëpinë e ish-bashkëshortit të saj. Oficerët që arritën në skenë, thonë se ata gjetën aktoren me një rrip në duar.

Në raport shkruhej se Bedard bërtiste, “Pa shiko, paskan dërguar një burrë të bardhë të më kapë”, kur ajo pa oficerët që po afroheshin dhe niveli i saj i intoksikimit ishte i dukshëm dhe ekstrem.

Ish-bashkëshorti i saj u tha oficerëve që ai pa aktoren dukë bërtitur dhe rrahur djalin e tyre 17 vjeçar.

Oficerët gjithashtu pretenduan se Bedard i rezistoi arrestimit, vazhdoi të shkelmonte brenda makinës dhe bërtiste ndërsa ata e çuan në burg.

Djali i saj nuk pranoi të ngrinte akuza, por ajo u ndëshkua për dhunë në familje, sulm, sjellje të çrregullt, rezistencë ndaj arrestimit dhe dëmtimit kriminal të makinës policore.

Disa ditë më vonë, ajo u arrestua përsëri në një hotel ku pretendohej se po ngacmonte recepsionistin. Sipas raportit, Bedard “dukej se ishte e dehur”. Ajo u ndëshkua për sjellje të çrregullt. /Insajderi.com