Kida sjell prapaskenat nga projekti i ri

Kida sjell prapaskenat nga projekti i ri

Kanë kaluar vetëm 3 muaj nga kënga e fundit e Kidës, e cila ndryshe quhet Orhidea Latifi, njofton Insajderi.

Kënga e titulluar “Edhe sa” po vazhdon të mbetet hit, deri më tani ka kaluar shifrën e 13 milionë klikimeve në platformën YouTube.

Ndërkohë këngëtarja pa humbur kohë, i është përveshur punës për projekte të tjera.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vetë Kida, përmes disa fotografive të postuara në  rrjete socile, ku shihet duke regjistruar muzikë në një studio muzikore.

Në njërën nga këto fotografi ajo shfaqet përkrah Mixey, në një pozë me tendenca humori.

Kida nuk ka treguar shumë për projektin e paralajmëruar, përpos që do të jetë një gjë e ‘nxehtë’./Insajderi.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)