Modelja arrestohet se pozoi në një piramidë antike

Modelja arrestohet se pozoi në një piramidë antike

Modelja egjiptiane Salma El-Shimy u arrestua të hënën gjatë një sesioni fotografik në Saqqara, një vend i shquar arkeologjik në qytetin e Gizës, shkruan CSB News, transmeton Insajderi.

El-Shimy, 26 vjeçare, pozoi për një koleksion fotografish me një fustan të inspiruar nga veshjet e lashta egjiptiane. Veshja u konsiderua “e papërshtatshme” nga zyrtarët në Ministrinë e Turizmit dhe Antikiteteve.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, Mostafa Ëaziri, e referoi incidentin tek prokurorët publik për hetim, konfirmoi ministria në një deklaratë.

Ai citoi Wazirin si paralajmërim se, “kushdo që tregon neglizhencë kur bëhet fjalë për antikitete ose civilizimin tonë unik egjiptian do të dënohet”.

Kushdo që dëshiron të kryejë një xhirim fotografik ose video për qëllime komerciale në një nga vendet arkeologjike të Egjiptit duhet të marrë një leje nga ministria. /Insajderi.com