Postimi i fundit i Shqipe Hysenaj që akuzon dy konkurrentët e “Perputhen” se ata njiheshin kohë më parë para hyrjes në program bëri bujë në media sociale, njofton Insajderi.
Shqipja ka postuar një foto të Andit dhe një vajze që ajo pretendon se është Tea, ku kjo e fundit shfaqet duke e puthur në faqe, që nëse rezulton të jetë e vërtetë nënkupton se dyshja njihej prej kohësh, gjë që bie ndesh me rregullat e programit.
Por e vërteta nuk duket të qëndrojë kështu siç pretendon konkurrentja e përjashtuar tashmë nga formati.
Një kërkim i shpejtë në profilin e Andit në Facebook, verifikohet se këtë foto Shqipja e ka marrë nga profili i tij. Vajza në foton që është shkrepur prill të vitit 2016 në Mainnhem të Gjermanisë.
Me të njëjtën vajzë ai ka pozuar edhe një tjetër foto të publikuar në mars të 2016-tës, ku shihen në një dyqan dhe Frensi mban në dorë një arush pelushi.
Pas postimit të Shqipes, nuk ka vonuar edhe reagimi i vetë autores së programit, Olsa Mehmeti, e cila ironizon me Shqipen duke thënë, “Çfarë nuk bëjnë njerëzit për pak vëmendje”.
Në videot e mëposhtme, mund të ndiqni të plotë reagimin e saj e cila qetëson të gjithë fansat e formatit duke e quajtur foton si një alarm të rrejshëm, dhe se gjithçka shpejt do të sqarohej në emision. /Insajderi.com