Përveçse në aktrim, Johnny Depp shkëlqen edhe si piktor

Përveçse në aktrim, Johnny Depp shkëlqen edhe si piktor

E kemi parë në shumë filma duke portretizuar role në mënyrë të jashtëzakonshme, por një nga talentet e tij që ndoshta pak diskutohet është edhe aftësia e tij për të pikturuar një kanavacë, njofton Insajderi.

Përveçse për vjet të tëra ai ka pikturuar shumë piktura, ai zotëron edhe një koleksion pikturash.

Sipas Widewalls, në vitin 2016 yll i filmit nxorri në ankand koleksionin e tij miliona dollarësh që përfshin nëntë vepra të artistit legjendar Jean-Michel Basquiat, shumica e të cilave u ekzekutuan në 1981, të cilat aktori i bleu gjatë 25 viteve të fundit.

Johnny Depp është i famshëm për vlerësimin e tij të madh për gjithçka që lidhet me botën e artit dhe koleksioni i tij i artit është një nga shembujt kryesorë të kësaj dashurie të qëndrueshme.

Më poshtë mund të shihni disa nga pikturat që ai i punoi vetë. /Insajderi.com