Kjo është hera e parë që Soni Malaj flet për divorcin dhe të dashurin e saj

Kjo është hera e parë që Soni Malaj flet për divorcin dhe të dashurin e saj

E ftuara e radhës në intervistë për Ardit Gjebrean, ishte këngëtarja, Soni Malaj, njofton Insajderi.

Ajo foli shumë hapur për fëmijërinë, nisjen e karrierës e deri tek jeta romantike e saj. Për herë të parë ajo flet për martesën dhe divorcin me balerinin italian, Mirko Luccarelli me të cilin ka edhe një vajzë, Anën.

Historia e tyre filloi në spektaklin e “Dancing with the Stars” dhe përfundoi në vitin 2015, katër vjet pas dasmës.

Nuk ishte një tradhti ajo që ndau çiftin, siç edhe ishte përfolur aso kohe kur lajmi për ndarje bëri bujë gjithandej në media.

“Njerëzit kanë shumë ideale patriotike që më duken patetike tani. Nuk ka pasur tradhti, janë disa gjëra të tjera që thellë-thellë janë më të mëdha”, tha Malaj.

Për më tepër, kur ata ishin martuar, shumë kishin aluduar se arsyeja pse ajo zgjodhi të martohej me balerinin italian, ishte që të përfitonte pasaportën italiane.

Malaj tha se ajo nuk posedon shtetësinë italiane edhe pse ishte shumë e lehtë për të ta merrte, ndërsa vajza e saj e ka.

Kjo pjesë e intervistës përfundon me këngëtaren që pohon se ajo ka një lidhje shumë korrekte me Mirkon, të cilin e cilëson si një baba tepër të përkushtuar, sepse deshën apo s’deshën, do jenë pjesë e jetës së njëri tjetrit sa të jetë jeta.

Kanë kaluar vjet që nga divorci i saj dhe ajo aktualisht është një lidhje shumë të lumtur me një biznesmen nga Vlora me emrin Klevi.

Çifti tani kanë gjashtë vjet bashkë, dhe prej një viti jetojnë nën një çati.

“Me Klevin kemi 6 vite bashkë. E kemi marrë ngadalë marrëdhënien dhe pas 5 viteve ne vendosëm të bashkëjetonim. Bashkëjetojmë prej më shume se 1 viti”, tha këngëtarja.

Ajo që më shumti i pëlqen tek partneri i saj është për faktin çka ai vlerëson tek ajo. Ai e sheh atë si një grua të fortë, që ia del vetë dhe ka pranuar çdo gjë të saj, të mirat e të këqijat.

Ajo çfarë vlerësoj tek Klevi është se më ka pranuar me diferencat e mia, me të mirat e të këqijat dhe unë prapë i dukem e mrekullueshme dhe kjo me pëlqen shumë. Klevi vlerëson femrat që ja dalin vetë në jetë, që nuk kanë nevojë për një mashkull për t’i shtruar rrugën. Ai ka vlerësuar tek unë pavarësinë, karakterin”, u shpreh Malaj.

Komentet për Klevin ajo i përmbyllë duke e quajtur atë shpirtin e saj binjak. /Insajderi.com