Rihanna është gjerësisht shumë e pëlqyer edhe në vendin tonë. Në kohën para pandemisë, ku shumë mblidheshin në klube dhe pube të natës, nuk kalonte nata pa vallëzuar një herë më këngën “Work”, të këngëtares.
Rastisë që edhe ish-presidenti, Barack Obama e adhuron këtë këngë, madje di pak edhe nga teksti i saj, njofton Insajderi.
Së fundmi ai ishte i ftuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, e dyshja kujtuan një segment të tyre në emision, në vitin 2016.
Aty, Obama na kishte dëshmuar se jo vetëm që pëlqen këtë këngë, por i tregoi prezantuesit edhe si duhej kënduar.
Kur Fallon kishte mbetur i habitur me performancën e tij, ai tha se po ndihej edhe pak i ofenduar që Fallon supozoi se nuk e dinte. /Insajderi.com