Klea Huta në panik nga kjo simptomë e COVID-19 që po përjeton

Klea Huta në panik nga kjo simptomë e COVID-19 që po përjeton

Këngëtarja dhe moderatorja, Klea Huta me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka zbuluar se ajo dhe familja e saj kanë rezultuar pozitiv për Coronavirus, njofton Insajderi.

Simptoma më e tmerrshme që ajo kishte përjetuar ishte humbja e nuhatjes. Ajo tha se kjo simptomë mbeti për shumë gjatë, dhe shqetësohej kur nuk mund të nuhaste as erën e vogëlushit të saj, Krid.

“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluam Covid-19! Fatmirësisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do te nuhasja kurrë me. Ishte e tmerrshme qe nuk nuhasja dot as erën e tim biri dhe po çmendesha por kjo ishte e keqja me e vogël qe po me ndodhte ne krahasim me fatkeqësitë qe kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme”, shkruan ajo.

Më pas Huta vazhdon të sqarojë më tej se ndërsa mendonte se po i kthehej normalitetit diçka e çuditshme i ndodhi. Tani disa ushqime që ajo nuhat kanë të njëjtën aromë si benzinë ose fekale.

“Kur mendova qe gjithçka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja mu rikthye Diçka tjetër ndodhi Disa ushqime mua me duken sikur kane te njëjtën arome, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk me kujtohet se çfarë tjetër, Me tjetërsohen aromat dhe kane një arome si benzine ose fekale. Është e shpifur dhe realisht me ka kapur paniku nëse do mund ti nuhas edhe njëherë ushqimet me aromën e tyre apo jo!”, vazhdon ajo.

Në fund, ajo thotë se arsyeja pse po ndan këtë më ndjekësit e saj, është të kuptojë nëse i ka ndodhur edhe dikujt tjetër. /Insajderi.com