Rita Ora kishte deklaruar se do të bënte një festë të qetë për 30 vjetorin e saj, dy javë para se ajo të organizonte një festë që theu të gjitha rregullat anti-covid, në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.
Revista “Sunday Times”, publikoi një intervistë të këngëtares në të cilën, ajo pretendon se do të festojë vetëm me prindërit e saj meqenëse Anglia ishte në mes të bllokimit kombëtar, për herë të dytë.
Artikulli përfshin një sërë citimesh nga këngëtarja për faktin se si ajo po tregohej e duruar si gjithë të tjerët, ani se më pas ajo organizoi një festë me 30 të ftuar.
Intervista ishte bërë në fillim të muajit nëntor, ku thotë: “Po tregohem e duruar – po e kaloj si gjithë të tjerët”.
Duke folur për planet e festimit të ditëlindjes ajo tha: “Do të jemi vetëm unë dhe prindërit e mi”.
“Në fakt mezi po pres. Të kalojë kohën me prindërit e mi. A është kjo e çuditshme?”
Dhe si përfundim, ajo theu rregullat jo një herë, po dy herë.
Para ditëlindjes së saj, ajo fluturoi me avion privat për në Kairo me 21 nëntor, ku do të performonte në një nga hotelet e vendit.
Një ditë më pas ajo u kthye, dhe sipas rregullave të qeverisë britanike, ajo do duhej të vetë-izolohej për 14 ditë.
Në vend të kësaj, ajo organizoi një festë private me 30 të ftuar, në një restorant të Londrës. /Insajderi.com