Dy vëllezërit nga Ferizaji, Mozzik dhe Getinjo janë prej artistëve më aktiv dhe më të suksesshëm të industrisë së muzikës për momentin, njofton Insajderi.
Projketi i tyre “El Chapo” që doli para pak kohësh u bë shpejt prej më të pëlqyerve të publkut dhe ka arritur një numër të madh të shikueshmërisë.
Për projektin në flalë vëllezërit vendosën të sjellin dy këngë dhe një mori kostumesh ekstravagante, që morën poashtu vëmendjen e publikut.
Një llogari e quajtur Shqipe.Closet në Instagram ka vendosur të publikojë se sa kanë kushtuar rrobat e përdorura në këtë videoklip dhe shuma është marramendëse.
Sipas llogarisë në fjalë Getinjo shpenzoi 49.674 euro, kurse Mozzik rreth 37.702 euro, duke kapur kështu së bashku shifrën prej 80 mijë eurosh./Insajderi.com
View this post on Instagram
View this post on Instagram