Labinot Tahiri dhuron aparatura oksigjeni për Spitalin e Gjakovës

Labinot Tahiri dhuron aparatura oksigjeni për Spitalin e Gjakovës

Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri, javën e kaluar kishte premtuar se do të bënte një donacion humanitar për spitalet e Kosovës, njofton Insajderi.

Ashtu sikur edhe paralajmëroi, këngëtari e mbajti premtimin, duke udhëtuar personalisht në qytetin e Gjakovës, në spitalin e të cilit dhuroi disa aparatura për prodhimin e okigjenit.

Duke pasur parasysh mungesën e këtyre aparaturave dhe gjendjen kritike në të cilën ndodhen pacientët me Covid, dhurata e Labit ishte mjaftë e qëlluar.

Ishte vetë këngëtari që e bëri të ditur dhurimin, duke postuar foto nga Spitali i Gjakovës dhe duke paralajmëruar që ai do të vazhdojë dhurimin edhe në spitale tjera në Kosovë.

Më poshtë po sjellim postimin e tij:

“Përshëndetje të gjithëve!

Sot në Gjakovë , dhuruam donacionin e parë nê mungesë të oksigjenit, ( aparaturat për prodhimin e OKSIGJENIT).

Aty ishim në Klinikên Infektive dhe vizituam disa pacientë!

Konsideratë për stafin mjeksorë të cilët ishin nën përkujdesjen e pacientëve në rrethana edhe më të veshtira.

Vazhdojmē në Komuna të tjera!

Të shpëtojmë jetë….!

Me respekt, Labi KOSOVË E SHQIPËRISË”, ka shkruar Labinot Tahiri në Instagram. /Insajderi.com