Gratë që u cilësuan si ideali i bukurisë këtë shekull

Gratë që u cilësuan si ideali i bukurisë këtë shekull

Gjatë 100 viteve të kaluara, idealet e bukurisë femërore kanë ndryshuar shumë herë.

Marlene Dietrich, Marilyn Monroe, Twiggy, Angelina Jolie – këto gra janë bërë ideale të stilit dhe bukurisë, secila në kohën e vet. Por kishte edhe të tjerë përveç tyre. Çdo dekadë mund të mburret me gruan e saj më të bukur në botë, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi.

Vitet 1920 —Theda Bara

Theda është një yll amerikan i filmit të pa zë. Ajo u bë një nga gratë më të dëshiruara në kinema. Popullariteti dhe dashuria publike erdhën tek Theda kur ajo ishte pothuajse 30 vjeçare. Ajo luajti rolin e vampirit në “A Fool There Was”. Në ekran, karakteri i Baras joshi burrat dhe shkatërroi jetën e tyre. Pas kësaj, aktorja u konsiderua të ishte një grua vampire.

Vitet 1930 — Jean Harlow, Marlene Dietrich

Harlow është një yll amerikan dhe një nga gratë më të njohura në Hollywood-in klasik. Termi “bjonde platin” u shfaq falë saj. Shumë fansa filluan të lyejnë në mënyrë aktive flokët e tyre që të paktën disi t’i ngjajnë Harlow.

Këngëtarja dhe aktorja gjermane Marlene Dietrich u bë një legjendë gjatë jetës së saj. Ajo frymëzoi stilistët dhe kolegët e saj. Sytë e saj, të cilët tërhiqnin vëmendjen nga poshtë vetullave të saj me konturë të hollë, dhe zëri hyjnor, i mahniti të gjithë. Edhe Remarque nuk mund t’i rezistonte bukurisë së saj fatale.

Vitet 1940 — Lauren Bacall, Lana Turner

Lauren Bacall është një yll nga Hollywood-i i vjetër. Bashkëkohësit e saj kanë vërejtur hirin, bukurinë e pabesueshme të syve jeshile në blu dhe hijeshinë e zërit të saj.

Historianët e quajnë Lana Turner një nga yjet më joshës të filmave të të gjitha kohërave dhe një simbol të epokës së saj. Ajo hyri në botën e kinemasë falë fatit, fytyrës së saj engjëllore dhe figurës së mahnitshme. Dhe në fund, ajo krijoi një karrierë marramendëse dhe mori yllin e saj në Hollywood Walk of Fame.

Vitet 1950 – Marilyn Monroe, Audrey Hepburn

Asnjë bisedë e vetme për gratë më të bukura në botë nuk është e plotë pa përmendur Marilyn. Në vitin 1953, pasi filmoi “Niagara”, Monroe u bë një nga aktoret më të paguara në Hollywood.

Audrey Hepburn, e cila ishte një ikonë e stilit, ishte një grua me shumë talente. Ajo ishte jo vetëm një aktore e jashtëzakonshme por edhe një balerinë dhe modele. Audrey i magjepsi njerëzit përreth saj me pafajësinë e saj të adhurueshme. Kritikët e quajtën atë “një elfin, një bukuri e zgjuar”. Në 1954, Hepburn u deklarua të ishte “mishërimi i idealit tonë të ri femëror”.

Vitet 1960 – Elizabeth Taylor, Twiggy

Elizabeth Taylor është një tjetër ikonë e stilit dhe një grua me sy të bukur. Pamja e saj ikonike në filmin Cleopatra e bëri vijën e syve në teknike grimi shumë të popullarizuar.

Lesley Lawson është një supermodele e njohur në të gjithë botën me pseudonimin Twiggy. Në vitet 1960, ajo ishte një ikonë e stilit të vërtetë. Por Lawson nuk e kuptoi suksesin e saj dukë thënë, “Unë e urreja pamjen time, kështu që mendoja se të gjithë ishin të çmendur”.

Vitet 1970 – Farrah Fawcett, Raquel Welch

Farrah Fawcett është një aktore amerikane, yll i serialit televiziv “Charlie’s Angels” dhe një modele mode.

Gjashtë milionë kopje të posterit ikonik në të cilin ajo pozon me rroba banje të kuqe u shitën në vitin e parë kur u shtyp. Ende mban titullin e posterit më të shitur në histori.

Raquel Welch ishte një aktore dhe këngëtare amerikane. Ajo i ktheu flokët e gjata të errëta në modë, gjë që nuk ishte e lehtë pas popullaritetit fenomenal të Twiggy-t.

Vitet 1980 – Michelle Pfeiffer

Michelle ishte një nga aktoret më të njohura në vitet 1980. Shikuesit dhe kritikët veçanërisht u dashuruan me të pas filmit “The Fabulous Baker Brothers”. Pfeiffer ishte aq e mirë saqë u krahasua me Lauren Bacall dhe Marilyn Monroe.

Vitet 1990 – Sharon Stone, Cindy Crawford

Sharon Stone u bë gruaja më e dëshirueshme pas filmit “Basic Instinct”. Ajo shoqërohej me imazhin e një bukurie magjepsëse e të ftohtë si akulli. Në vitin 1992, revista People e përfshiu atë në listën e tyre të “50 njerëzve më të bukur në botë”.

Në vitin 1997, supermodelja e famshme Cindy Crawford u rendit e dyta në listën e grave më të bukura në botë, sipas revistës “Shape”. Që nga ajo kohë, ajo vazhdimisht ka mbajtur pozicione të larta në këto vlerësime.

Vitet 2000 – Monica Bellucci, Angelina Jolie

Në vitin 2002, kur Bellucci ishte 38 vjeçare, revista AskMen e quajti atë gruan më të dëshirueshme në botë. Bukuria e gruas italiane është vërtet e përjetshme. Monica është aq e bukur, saqë në moshën 50 vjeçare, ajo luajti rolin e vajzës në filmin e James Bond. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur në të gjithë historinë e agjentit 007.

Shumë media me ndikim, përfshirë Vogue, People dhe Vanity Fair, e quajtën Jolie gruan më të bukur në botë. Deri në vitin 2007, ajo u konsiderua “standardi i artë i bukurisë”. Gratë shkonin tek kirurgët plastikë dhe u kkërkonin atyre “buzët e Jolie”.

Vitet 2010 – Beyoncé

Në vitin 2012, revista People e quajti Beyoncé gruan më të bukur në botë. Këngëtarja amerikane ka aq ndikim sa që një fjalë e re u shfaq edhe në Fjalorin Anglez të Oksfordit – “bootylicious”. Është një ndërthurje e fjalëve “të pasme” dhe “e shijshme”.

2020 – Bella Hadid

Kirurgu plastik Julian De Silva provoi matematikisht se fytyra e supermodeles Bella Hadid është tepër e afër me raportin e artë.

De Silva mbështetej në madhësinë dhe pozicionin e syve, vetullave, hundës, buzëve, mjekrës dhe nofullës. Rezultati i Bella është simetri 94,35%. Nga lista, Beyoncé zuri vendin e dytë me një rezultat prej 92.44%. /Insajderi.com