Ndonëse dasma e madhe nuk ndodhi – ende – Fjolla Morina dhe partneri i saj janë martuar

Ndonëse dasma e madhe nuk ndodhi – ende – Fjolla Morina dhe partneri i saj janë martuar

Problemet ligjore që së fundmi bënë bujë në rrjete sociale, nuk ndaluan Fjolla Morinën të jetonte historinë e saj të bukur të dashurisë, njofton Insajderi.

Postime të shumta e dedikime për njëri tjetrin në rrjete sociale, këngëtarja dhe partneri i saj Fisnik Syla tashmë i kanë dhënë fund beqarisë dhe janë një çift i martuar.

Të paktën kështu lë të kuptohet edhe një zhvillim në profilin e saj në Facebook. Gjatë ditës së djeshme statusi i saj ndërroi në ‘e martuar më Fisnik Sylën’.

Çifti kishin konfirmuar se do të martoheshin në dhjetor të këtij viti, por fjalë qarkullonin se ata po bënin përgatitjet e një dasme të madhe.

Para dy muajsh Syla i propozoi për martesë këngëtares me një buqetë të madhe lulesh dhe një unazë vezulluese. Këngëtarja kishte ndarë edhe disa fotografi nga ambienti romantik që ai kishte krijuar për të.

Ndërkaq, para katër muajsh më 19 shtator, këngëtarja u arrestua teksa po kalonte në pikën kufitare të Morinës. Ajo po udhëtonte në makinën e saj, tip “Audi Q7”, bashkë me biznesmenin nga Kosova me vendbanim në Belgjikë, Fisnik Syla dhe me shoferin e saj, Fitim Muji. Asaj iu gjetën dy armë me vete, njëra brenda në çantë, ndërsa tjetra, në bagazh. Pas ekspertizës, u konstatua se njëra ishte armë zjarri, ndërsa tjetra, çakmak.

Ajo u vendos në arrest shtëpiak në Kukës, ndërkaq këtë muaj u përfol se rasti i saj ishte ri hapur për gjykim. /Insajderi.com