Këngëtarja shqiptare mirëpret në jetë foshnjën e saj të dytë

Këngëtarja shqiptare mirëpret në jetë foshnjën e saj të dytë

Rona Nishliu hyri në llogarinë e saj në Instagram për të njoftuar ardhjen në jetë të foshnjës së saj, njofton Insajderi. Sot erdhi në jetë një djalë i shëndetshëm që i lanë emrin, Bardhyl.

“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka”, shkruan ajo në postimin e saj, teksa ka ndarë edhe një fotografi më vogëlushin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu)

Lajmin se ajo është shtatzënë e dha para katër muajsh në ditëlindjen e saj, me anë të një postimi në Instagram.

“Sot në ditën e lindjes, du të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje”, kishte shkruar ajo ndër të tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu)

Më 19 korrik të vitit 2019, ajo mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë Noan. /Insajderi.com