Linjën e re të atleteve “Adidas” e ka dizajnuar artisti i famshëm

Linjën e re të atleteve “Adidas” e ka dizajnuar artisti i famshëm

Ishte vetëm çështje kohe kur partneriteti i vazhdueshëm i Kid Cudi me Adidas rezultoi në lansimin e linjës së atleteve të tij. Sot, Tre Stripes zbuluan Vadaëam 326, një siluetë të re të dizajnuar nga artisti, shkruan Sole Collector, transmeton Insajderi.

Modeli i ri merr një numër të shenjave të dizajnit nga një prej atleteve të preferuara të Cudi “Adidas, Artillery Hi”, me një konstruksion lëkure të prerë në mes, i shoqëruar me rripa në mes të këmbës dhe mbulesa të tejdukshme në anët. Dizajni vazhdon me një shirit të rrotulluar në pjesën e mesme të atletes për një stabilitet shtesë.

Modeli paraqet homazhe delikate për vajzën e Cudit, Vada, pasi këpuca është emëruar pas saj së bashku me ditëlindjen e saj të qepur në pjesën e kyçit të këmbës. “Vadawam 326” debuton në dy ngjyra në kontrast me bazë të bardhë dhe të zezë që shihen me imazhet më poshtë.

Koleksioni Kid Cudi x Adidas Vadawam 326 do të jetë i qasshëm për blerje në 17 Dhjetor në Adidas.com, aplikacioni i konfirmuar i brendit, dhe çmimi do të jetë 180 dollarë. /Insajderi.com