Këtë vit, Flori Mumajesi qëndroi i heshtur sa i përket prurjeve të reja muzikore, së bashku me gjithë djemtë e “Three Dots”, që vendosën të mos lansonin këngë të reja këtë vit.
Publikimi i materialeve muzikore u shty për vitin e ardhshëm, e tani u bë publik lajmi se këngëtari po rikthehet, përsëri në bashkëpunim.
Ndonëse një vit më parë lansoi këngën “Doja” me Arilena Arën, ai kësaj herë sërish në bashkëpunim po vjen me Taynan.
Ishte ky një kombinim artistësh që fansat nuk e pritën, por që erdhi si një lajm shumë i këndshëm. Bashkëpunimin e ka konfirmuar edhe menaxheri i reperes, Rinor Hykolli në rrjetet e tij sociale. /Insajderi.com